Aktualitet

Përmirësim i kushteve atmosferike, parashikimi i motit për sot

Në orët e mbrëmjes vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët.

1 Nëntor 2023, 07:13 Nga f.i
Përmirësim i kushteve atmosferike, parashikimi i motit për sot
foto ilustruese

TIRANË- Gjatë ditës së sotme pritet një përmirësim i lehtë kushteve atsmoferike për vendin tonë. Në orët e para të ditës moti parashikohet fillimisht me kthjellime si dhe alternime vranësirash.

Në orët e mbrëmjes vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave në pjesën më të madhe të vendit. Era do të fryjë e lehtë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-5m/s, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen në zonat malore 9 deri 19°, në zonat e ulëta 11 deri 26°C dhe në zonat bregdetare 13 deri 25°C.

moti sot

Sondazh

Poll