Sport

Mbyllet bojkoti, Federata Xhamajkane paguan shpërblimet e lojtareve të Botërorit

Pas grevës së lojtareve të saj, Federata Xhamajkane ka publikuar të premten një deklaratë për shtyp në rrjetet sociale. Drejtuesit njoftuan se më në fund kishin paguar shpërblimet e pjesëmarrjes për Botërorin e kaluar.

28 Tetor 2023, 14:00 Nga DOSJA
Mbyllet bojkoti, Federata Xhamajkane paguan shpërblimet e lojtareve të

XHAMAJKE - Federata e Futbollit të Xhamajkës (JFF) tha të premten se më në fund i kishte paguar anëtarët e skuadrës së Kupës së Botës për femra 2023. Para kësaj, lojtaret deklaruan se do të bojkotonin dy ndeshjet kualifikuese të Kupës së Artë në shenjë proteste. Ata humbën (1-2) kundër Panamasë këtë të enjte dhe do të sfidojnë Guatemalën këtë të hënë.

Skuadra e femrave nga Xhamajka, e cila arriti në fazën eliminatore për herë të parë në Australi këtë vit dhe mbajti “Blutë” në barazim (0-0), denoncoi javën e kaluar "keqtrajtimin e vazhdueshëm" nga ana e drejtuesve të ekipit të tyre. 

Në një deklaratë për shtyp, ato thanë se nuk ishin paguar “plotësisht dhe saktë” për pjesëmarrjen e tyre në Kupën e Botës dhe as nuk kishin marrë shpërblimet e kualifikimit.

Këtë të premte, drejtuesit publikuan një deklaratë për këtë temë në rrjetet sociale: “Federata e Futbollit të Xhamajkës (JFF) ka kënaqësinë të njoftojë se, ashtu siç ishte zotuar të bënte, ka paguar shumat e plota që i detyrohen ekipit të Kupës së Botës për femra.

“Ne gjithashtu do të fillojmë të paguajmë të gjithë lojtaret që morën pjesë në kualifikuese, por nuk u përfshinë në skuadrën finale të Kupës së Botës... Ne jemi mirënjohës për kontributin e të gjitha lojtareve tona dhe jemi të lumtur që kemi mundur t'i zgjidhim këto shumat e papaguara”,- shtoi institucioni për shuarjen e zjarrit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll