Sport

Jenni Hermoso është rikthyer në kombëtaren spanjole, shënon golin e fitores ndaj Italisë

Lojtarja spanjole Jenni Hermoso shënoi golin e vetëm të ndeshjes Itali - Spanjë 0-1, në Nations League të fermrave, Liga A, grupi A4, të premten.

28 Tetor 2023, 13:00 Nga DOSJA
Jenni Hermoso është rikthyer në kombëtaren spanjole,

ITALI - Jennifer Hermoso ka hyrë në fushë në minutën e 68-të të ndeshjes në Salerno, mes kombëtareve të Italisë dhe Spanjës për femra. Ajo zëvendësoi Mariona Caldentey dhe arriti të shënojë golin e fitores për ekipin e saj në minutën e 89-të.

Spanja mundi Italinë 1-0 dhe kryeson grupin me 9 pikë në tre ndeshje. Në vendin e dytë është Suedia, me 6 pikë, e ndjekur nga Italia me 3 pikë dhe Zvicra, pa asnjë pikë.

Është ndeshja e parë e Jenni Hermoso për kombëtaren spanjole, pas finales së Kupës së Botës për femra në verë, ku ndodhi puthja e detyruar e Rubiales.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll