Sport

Propozimi interesant, Patrick Kluivert: "Pse të mos kthehem në ish-klubin tim?"...

Ish-sulmuesi i FC Barcelona, 47 vjeç, Patrick Kluivert do të donte të rikthehej te Ajax ndoshta më vonë

28 Tetor 2023, 12:30 Nga DOSJA
Propozimi interesant, Patrick Kluivert: "Pse të mos kthehem në

TURQI - Patrick Kluivert, 47-vjeçari, ish-sulmuesi i Barcelonës, tani trajner i Adana Demirspor, në një bisedë me gazetarin turk Çigdem Günal, nga 'Tivibu Spor', ka njoftuar se do të dëshironte të rikthehej në Ajax Amsterdam, klubi ku ai u trajnuar. 

“Nuk jam duke e menduar ende, por një ditë dua të bëhem trajner i Ajax-it. Do të ishte një rikthim i mirë. Do të kthehesha aty ku filloi gjithçka për mua, pse jo?”,- ka pranuar ish-ndërkombëtari holandez, i cili u pendua për krizën e jashtëzakonshme që po kalon klubi holandez: "Ata janë në një fazë të dhimbshme dhe më vjen keq të shoh klubin tim kështu. Të thuash se gjërat nuk po shkojnë mirë është një nënvlerësim." 

Kluivert deklaron në mediat e sipërpërmendura se është një admirues të madh të Louis Van Gaal, me të cilin e nisi si lojtar dhe me të cilin më pas u takua në stolin e kombëtares holandeze: “Van Gaal ka një vend të veçantë në zemrën time, marrëdhëniet tona janë në një nivel tjetër, pothuajse mund ta quaj kumbarin tim." 

Kluivert e përshkruan veten në intervistë, si një trajner me mendje prepotente. "Unë vij nga Ajax dhe Barcelona. Ky është sistemi atje. Ne e kemi topin dhe dominojmë rivalin," thotë ai. Adana Demirspor aktualisht është e treta në Süper Lig, pas Fenerbahçes dhe Galatasaray.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll