Aktualitet

VIDEO/ Psikiatriku i Vlorës, horrori vazhdon, Ministria e Shëndetësisë në gjumë letargjik

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e 53-vjeçarit drejt Italisë’, njofton policia.

27 Tetor 2023, 22:45 Nga I.A

VIDEO/ Psikiatriku i Vlorës, horrori vazhdon, Ministria e

VLORË- Saga e spitalit psikiatrik të Vlorës vazhdon. Vuajtja e pacienteve nuk merr zgjidhje, pavarësisht këmbënguljes sonë të pafundme për t’i dhënë zë një çështje të tillë.

Një javë më pare raportuam se Policia e Vlorës arrestoi me 14 tetor Lorenc Kapllanaj alias Lorenc Sadikaj. 53-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit të Catanias, Itali, e ka dënuar me 19 vjet e 6 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 16 vjet, 6 muaj e 24 ditë, për veprat penale ‘Trafikimi i lëndëve narkotike’ dhe ‘Organizata kriminale’, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e 53-vjeçarit drejt Italisë’, njofton policia.

Ky person deri në momentin e arrestimit ishte i punësuar prej vitesh në spital. Kapllanaj mbante rolin e kujdestarit të repartit kronik, por bëmat e tij, njiheshin dhe brenda spitalit. Një pjesëtare e stafit na tregoi situatën e tij. Ai kishte dhunuar dhe pacientët.

Këtë javë do të tregojmë sërish me zë dhe figure kushtet skandaloze të spitalit. Dimri është në prag dhe pacientët e këtij spitali qëndrojnë në kushte çnjerëzore. Ministria e Shëndetësisë, Albana Koçiu, nuk ka reaguar ende për këtë ngjarje, madje nuk ka shkuar as personalisht atje për të pare spitalin nga afër. Çfarë po pret më gjatë zonja ministre? 

Marrë nga Syri.net

spitali psikiatrik i vlores

Sondazh

Poll