Art&Argëtim

Dokumentari/ Detaje e dëshmi të reja nga vrasja e John Lennon

Intervistat e dëshmitarëve okularë dhe fotot e papara ndonjëherë të skenës së krimit pritet të hedhin dritë mbi jetën dhe vrasjen e John Lennon në dokumentarin e ri “John Lennon: Murder Without a Trial”

27 Tetor 2023, 18:33 Nga A.TH
Dokumentari/ Detaje e dëshmi të reja nga vrasja e John Lennon
John Lennon

ANGLI- 43 vjet nga vdekja e këngëtarit të Beatles John Lennon, një dokumentar do të shfaqet i cili jep detaje e dëshmi nga skena e krimit kur u vra në 8 dhjetor 1983. Intervistat e dëshmitarëve okularë dhe fotot e papara ndonjëherë të skenës së krimit pritet të hedhin dritë mbi jetën dhe vrasjen e John Lennon në dokumentarin e ri “John Lennon: Murder Without a Trial”.

Në fakt, ky dokumentar është përshkruar si hetimi më i plotë i vrasjes së Lennon-it në vitin 1980, pasi krijuesve të tij iu dha akses i gjerë në Departamentin e Policisë së Nju Jorkut, Bordin e Lirimit me Kusht dhe zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm nëpërmjet Aktit të Lirisë së Informacionit. Me regji të Nick Holt dhe Rob Coldstream, "Murder Without a Trial" është prodhuar nga 72 Films. Coldstream e prodhon filmin së bashku me David Glover, Mark Raphael dhe Louis Lee Ray.

Përveç intervistave ekskluzive me njerëzit më të afërt me Lennon në kohën e vrasjes së tij, dokumentari gjithashtu hedh një vështrim nga afër në motivet e vrasësit të tij përmes bisedave me avokatët mbrojtës, psikiatër, prokurorë dhe detektivë të Chapman. Ndërsa anëtarët e tjerë të bandës së famshme muzikore, më 10 nëntor do te publikojnë albumin “Red” dhe “Blu” që sipas ekspertëve të industrisë së muzikës janë albumet më me ndikim në histori.

john lennon beatles

Sondazh

Poll