Art&Argëtim

Ndërron jetë në moshën 72-vjeçare legjenda e muzikës psikodelike, Goa Gil

DJ dhe producenti psikedelik i transit Goa Gil, i cili popullarizoi tingujt Goa trance në mbarë botën për dekada vdiq më 26 tetor në shtëpinë e tij në Kaliforni.

27 Tetor 2023, 14:00 Nga f.i
Ndërron jetë në moshën 72-vjeçare legjenda e
Gilbert Levey

SHBA- DJ dhe producenti i njohur Psychedelic Trance, Goa Gil, i njohur fillimisht si Gilbert Levey ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare. Sipas mediave të huaja, muzikanti vuante nga kanceri. 

DJ dhe producenti psikedelik i transit Goa Gil, i cili popullarizoi tingujt Goa trance në mbarë botën për dekada vdiq më 26 tetor në shtëpinë e tij në Kaliforni. Po në fillim të këtij viti, në shkurt, Gil u zhvendos në Kaliforni për t’iu nënshtruar trajtimit. Ai filloi katër muaj e gjysmë kimioterapi, duke rezultuar në anulimin e turneut të tij të vitit 2023, por kanceri i tij u kthye.

Lajmi i trishtë u punlikua për ndjekësit dhe fansatnë "Instagramin" e tij.

“I dashur komunitet global, fjalët nuk mund të shprehin në mënyrë adekuate ndjenjat tona në këtë moment. Me zemër të rënduar ne njoftojmë largimin e Shri Mahant Managalan dhe Puri aka Goa Gil. Në momentet e tij të fundit, Babaji dëshironte të shprehte dashurinë dhe bekimet e tij për të gjithë dhe donte të shprehte mirënjohjen e tij për dashurinë dhe mbështetjen që mori ndër vite. Ai gjeti paqen dhe u përgatit për udhëtimin e tij të mëtejshëm. Ne e vlerësojmë mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj gjatë kësaj kohe të ndjeshme”,-shkruhet në postim.

dj gilbert levey

Sondazh

Poll