Art&Argëtim

Nën drejtimin e Adi Krastës/ 'Çelet' edicioni i parë i 'Festivalit të Këngës në RTK', emocione dhe surpriza, çfarë u pa mbrëmjen e djeshme?

Ngjarja, e organizuar për herë të parë, është mbajtur te Pallati i Rinisë pas ndryshimeve që janë bërë. Eventi madhështor filloi nga ora 21:00, ndërkohë para kësaj në tapet të kuq janë mirëpritur mysafirët e publiku. 

27 Tetor 2023, 11:05 Nga a.l
Nën drejtimin e Adi Krastës/ 'Çelet' edicioni i
Festivali i Këngës në RTK

KOSOVË- Mes emocionesh e surprizash të shumta, mbrëmjen e djeshme ka nisur zyrtarisht edicioni i parë i Festivalit të Këngës në RadioTelevizionin e Kosovës, nën drejtimin e gazetarit dhe prezantuesit të njohur shqiptar Adi Krasta, me një karrierë shumë vjeçare të suksesshme. 

Ngjarja, e organizuar për herë të parë, është mbajtur te Pallati i Rinisë pas ndryshimeve që janë bërë. Eventi madhështor filloi nga ora 21:00, ndërkohë para kësaj në tapet të kuq janë mirëpritur mysafirët e publiku. 

Në natën e parë të këtij edicioni performuan disa nga emrat e njohur të muzikës, si: Klea Dina me “Trenat”, Mentor Mripa “Po ju rrëfehem”, Neki Emra “Heroi im”, Hilmi Obertinca “Pa ty s’më rrihet” Franc Koruni “Shqip” Ermal Demiri “Merr” Auron Deva “Çmimi i dashnisë” Ariela Krasniqi “Emri grua” La Fazani “Oj Kosovë”dhe Albin Nikprelaj me “Ajo”.

Në këtë natë një interpretim të veçantë bëri edhe artistja Dafina Zeqiri me projektin “Veç ti”. Pas orës 23:00, filloi transmetimi i programit “Post Festival”, i cili vjen për dy netët e para dhe në ditën e diel në një kohë tjetër televizive si komentim i ngjarjes në formë paneli.  

festivali i kenges ne rtk

Sondazh

Poll