Politike

“7x7=42” paska qenë sëmundje ngjitëse/ Reagon deputeti i PD-së: 10 ditë u plotësuan, do të jemi në seancë

Korreshi ka thënë se është plotësuar afati për hyrjen në seancën e radhës sipas datës së vendimit që është shënuar në njoftimin e përjashtimit.

27 Tetor 2023, 14:52 Nga h.k
“7x7=42” paska qenë sëmundje ngjitëse/ Reagon
Saimir Korreshi

TIRANË-Saimir Korreshi deputeti i Partisë Demokratike ka reaguar me një postim në rrjetet sociale lidhur përjashtimin e 23 deputetëve nga Kuvendi. Korreshi ka thënë se është plotësuar afati për hyrjen në seancën e radhës sipas datës së vendimit që është shënuar në njoftimin e përjashtimit.

Nga ana tjetër deputeti ka ironizuar mazhorancës se “di të vjedhë, por nuk di të numërojë”.

POSTIMI I PLOTË Saimir Korreshit:

"Mazhorance  qe di te vjedhe, por nuk di te numeroje. Nuk ka me qesharake se keta. I tremben opozites prandaj dhe na perjashtojne dhe kur nuk u dalin  llogarite, nuk zbatojne as vendimet e tyre.

Perjashtimi 10 dite i deputeteve ka hyre ne fuqi me 20.10.2023 dhe me logjike normale perfundon ne daten 29.10.2023… 20, 21, 22, 23, 24, 25,26, 27, 28, 29= 10 dite. Ky eshte turpi i dyte pas atij te perjashtimit te 23 deputeteve.

NE DO TE JEMI NE SEANCE!

7×7 = 42 Paska qene semundje ngjitese!"

saimir korreshi perjashtimi i deputeteve

Sondazh

Poll