Art&Argëtim

Më shumë se 50 vjet pas ndarjes, Beatles publikon këngën e shkruar nga John Lenon

E titulluar “Now and Then”,(Tani dhe pastaj) bazohet në një regjistrim demo të viteve 1970 nga John Lennon dhe u përfundua vitin e kaluar nga Paul Mccartney dhe Ringo Starr.

26 Tetor 2023, 21:30 Nga A.TH
Më shumë se 50 vjet pas ndarjes, Beatles publikon këngën e
The Beatles

ANGLI- Grupi i famshëm muzikor Beatles njoftuan këtë të enjte se do të publikojnë këngën e tyre të fundit e shkruar nga John Lenon. E titulluar “Now and Then”,(Tani dhe pastaj) bazohet në një regjistrim demo të viteve 1970 nga John Lennon, dhe u përfundua vitin e kaluar nga Paul Mccartney dhe Ringo Starr.

Kënga do të publikohet premierë në orën 14:00 të enjten, 2 nëntor. Ajo do të përfshihet gjithashtu në versionet e rinovuara të albumeve Red dhe Blue të The Beatles, që pritet të publikohet më 10 nëntor. Revista prestigjioze Rolling Stone i ka konsideruar këto dy albume më me ndikim më të madh në histori. Në një deklaratë për shtyp, Beatles Paul Mccartney tha se përfundimi i këngës kishte qenë një përvojë surreale.

"Ja ku ishte, zëri i Xhonit, i qartë kristal. Në vitin 2023, të punosh ende në muzikën e Beatles dhe gati të publikosh një këngë të re që publiku nuk e ka dëgjuar, mendoj se është një gjë emocionuese", u shpreh Mccartney.

the beatles

Sondazh

Poll