Art&Argëtim

Klaudia Pepa feston ditëlindjen, urimi i Albi Nakos merr vëmendjen e të gjithëve (FOTO)

29 Tetor 2019, 07:26 Nga DOSJA
Klaudia Pepa feston ditëlindjen, urimi i Albi Nakos merr vëmendjen e

ITALI- Balerina e njohur për publikun shqiptar e italian, Klaudia Pepa ka festuar ditëlindjen ditën e djeshme, ku ka marrë urime të shumta, mes tyre edhe urime nga VIP-at.

Vajza e ditëlindjes! Ditëlindja është vetëm një ditë më shumë nga të gjitha ditët që do të vijnë, por bëhet një kujtim i veçantë nëse kalohet me ata që i doni. Ajo që e bën të veçantë një ditëlindje nuk është vetë data, por dashuria që është mbjellë ndër vite, e mbledhur përmes vëmendjeve dhe buzëqeshjeve të atyre përreth nesh. Faleminderit miqve të mi, faleminderit edhe juve, faleminderit për përkrahjen, për këshillat, faleminderit që keni qenë atje. Një përqafim, Kla!”, ka shkruar Klaudia krah fotos.

Por urimi që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë i ish-bashkëshortit, koreografit Albi Nako.

Por, dita e veçantë për Klaudian s’ka kaluar pa një surpizë të vogël nga ish-bashkëshorti, Albi Nako.

Mesa duket ata vazhdojnë të ruajnë marrëdhënie të mira edhe pas ndarjes, pasi Albi i ka shkruan Klaudias në komente:

“Gëzuar ditëlindjen“, shoqëruar me disa emoji.

Por Klaudia ende nuk i ka kthyer ende një përgjigje ish-bashkëshortit, ndërsa komenti i tij ka marrë shumë pëlqime nga ndjekësit, të cilët e kanë vlerësuar këtë gjest të koreografit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz albi nako klaudia pepa klaudia pepa feston ditelindjen albi nako klaudia pepa klaudia pepa feston ditelindjen

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 28 Tetor 2019, 19:41

TIRANË– Disa kohë më parë vendi ynë u trondit nga një tërmet 5.8 ballësh, i cili tmerroi të madh e të vogël e që shkaktoi jo pak dëme materiale.I vetmi që ...