Art&Argëtim

Turp të të vijë Erion Veliaj, kaloje urgjent Bashën tek kreditë e buta!

28 Tetor 2019, 20:02 Nga DOSJA
Turp të të vijë Erion Veliaj, kaloje urgjent Bashën tek

TIRANË- Një nga familjet e prekura nga tërmeti shkatërrues i 21 shtatorit, ishte dhe familja e Lulzim Bashës. Lulzim Basha, jeton në një shtëpi modeste në katin e fundit të një pallati në periferi të Tiranës, vetëm 300 metra nga sheshi Skënderbej, por tërmeti nuk e kurseu aspak.

Fati i keq e kishte ndjekur Lulzimin pasi ai në kohën që ishte kryetar bashkie i kishte dhënë vetes një leje për rregullim e shtim të disa dhomave (kështu thonë gojët e liga), por duke qenë se i merr punët me terezi mandati mbaroi dhe shtesa nuk u përfundua kurrë.

Tashmë si një qytetar i thjeshtë dhe i pa punë (se mandatin e hodhi në Lanë), ngeli dyerve të bashkisë për të rinovuar lejen që të përfundonte shtesa dhe ai të jetonte si të gjithë qytetarët e thjeshtë. Koha kalonte, por ajo e shkretë shtesë dhe punimet e tjera në banesë nuk u bënë.

Në datën 21 shtator, Tirana u përfshi nga një tërmet i fuqishëm, lëkundje të cilat u ndjenë deri në katin e fundit të pallatit dhe dëmtuan banesën e Lulzim Bashës. Fjalë pak dhe i qetë, Lulëzimi la shtëpinë e tij me lot në sy dhe tashmë prej një muaji jeton me qera. Ai ka marrë me qira një vilë modeste në “Long Hill” (ku një metër katror e një shtëpie është sa 3 rroga minimale të miratuara me VKM-në e dhjetorit të vitit të kaluar).

Dhe pse iku nga banesa e tij, Lulëzimit nuk iu ndje zëri dhe nuk i shtriu dorën askujt, vazhdoi jetën i qetë dhe po mundohet që të rregullojë dhe banesën e tij. Fajtori për këtë gjë është një dhe vetëm një njeri, Erion Veliaj.

Gjakpirësi i këtij populli, kryetari i Bashkisë së Tiranës, doli në çdo media dhe tha se kishte kontrolluar të gjitha banesat e dëmtuara dhe i kishte ndihmuar. Veliaj u mburr duke thënë se do u jepte dëmshpërblim të gjithëve, por Lulzim e kishte harruar.

Askush nuk u kujtua për të, asnjë grup pune nga bashkia dhe qeveria nuk shkuan të trokisnin në derën e tij dhe të shikonin gjendjen e keqe ku jetonte që e detyruan të zhvendosej të jetonte në një vilë me qera, që nuk ka as pishinë dhe as metrat katrorë që ka banesa e blerë me djersë të ballit.

Erion Veliaj duhet të lërë shfaqet e tij nëpër televizione dhe të shkoj të shikojë kushtet mizerable ku jeton sot Lulzim Basha në një vilëtë vogël në “Long Hill”. Prandaj i bëjmë thirrje Erion Veliaj të kthejë sytë nga qytetarët e vërtetë dhe t’i japë urgjentisht kredi të butë Lulzim Bashës, se është në pikë të hallit. Ka braktisur shtëpinë e tij dhe detyrohet të jetojë në vila në periferi të Tiranës.

Erion kaloje urgjentisht Bashën tek kreditë e buta, ndihmo qytetarët në nevojë. Mos e përdor Lulzimin për hakmarrje politike e mos u trego dritëshkurtër, kjo gjë nuk të falet.

Për më shumë shikoni fotot e kompleksit ku Basha ka shkuar të jetojë me qira:

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

virale virale erion veliaj lulzim basha shtepia e re e lulzim bashes termet i forte ne shqiperi erion veliaj lulzim basha shtepia e re e lulzim bashes termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 28 Tetor 2019, 19:41

TIRANË– Disa kohë më parë vendi ynë u trondit nga një tërmet 5.8 ballësh, i cili tmerroi të madh e të vogël e që shkaktoi jo pak dëme materiale.I vetmi që ...