Politike

Diplomacia në kolaps total/ Cakaj ‘i bllokuar’ nga Meta, nuk dërgon dekretet për Ambasadorë

28 Tetor 2019, 20:26 Nga DOSJA
Diplomacia në kolaps total/ Cakaj ‘i bllokuar’ nga Meta, nuk

TIRANË- Që prej emërimit në krye të Ministrisë së Jashtme, Gent Cakaj, deri më sot nuk ka emëruar asnjë Ambasador në përfaqësitë diplomatike në botë. Kjo ka ardhur pas një konflikti, mes tij dhe presidentit Ilir Metës, për dekretimin e Ambasadorëve të rinj.

Sipas ligjit Nr. 23 të ndryshuar në vitin 2015, për shërbimin e jashtëm, të gjithë Ambasadorët propozohen nga Ministri i Jashtëm dhe më pas dekretohen nga Presidenti i Republikës. Por, Cakaj prej kohësh nuk ka asnjë komunikim zyrtar ose jo zyrtar me Presidentin Meta, për shkak se ky i fundit, refuzoi edhe vetë dekretimin e Cakajt si Ministër i Jashtëm.

U desh më pas ndërhyrja e Edi Ramës, i cili u dekretua si Ministër i Jashtëm dhe i delegoi kompetencat Gent Cakajt. Që prej atij momenti, Cakaj dhe Meta nuk flasin më, madje as kur janë të pranishëm në konferenca të përbashkëta. Kulmi arriti në Samitin e Sigurisë që u zhvillua në Gjermani në muajin shkurt të këtij viti, ku Cakaj dhe Meta ishin në një tryezë, por të dy nuk flisnin me njëri-tjetrin, duke lënë një shije të hidhur tek të gjithë të pranishmit.

Konflikti mes tyre, ka shkaktuar kolaps në diplomaci, pasi një pjesë e mirë e Ambasadorëve u ka mbaruar mandati. Gazeta SHQIP publikon emrat e disa Ambasadorëve dhe diplomatëve, me mandat të përfunduar. Një pjesë kanë mbushur edhe moshën e pensionit, kurse disa të tjerë janë emëruar jashtë sistemit dhe në shkelje me ligjin.

Mandati i një ambasadori është 3 vjet, por këta të diplomatë e kanë tejkaluar më kohë këtë afat. Kështu, ata vijojnë në mënyrë të paligjshme të kryejnë funksionin e Ambasadorit, jo për fajin e tyre, por për zënkën mes Cakajt dhe Metës.

Kjo kapriço e Cakajt dhe Metës, i presin rrugën shumë diplomatëve të rinj, të cilët kërkojnë të bëjnë karrierë në shërbimin e jashtëm.

Nuk dihet nëse do të vijojë ky ngërç institucional, por si zoti Cakaj ashtu edhe zoti Meta, duhet fillimisht të tejkalojnë inatet personale, që më pas të nis dekretimi i Ambasadorëve të rinj.

Më poshtë lista e Ambasadorëve që u ka mbaruar mandati:

(Marrë nga Gazeta Shqip)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike diplomacia ne kolaps gent cakaj ilir meta konflikti cakaj meta diplomacia ne kolaps gent cakaj ilir meta konflikti cakaj meta

Sondazh

Poll