Politike

Baza ushtarake të NATO-s në Shqipëri? Stoltenberg: Deri tani s’kemi marrë asnjë vendim në investime (VD)

28 Tetor 2019, 16:41 Nga DOSJA
Baza ushtarake të NATO-s në Shqipëri? Stoltenberg: Deri tani

BRUKSEL- Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka zhvilluar sot një vizitë në Bruksel ku është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm e të NATO-s, Jens Stoltenberg. Meta dhe Stoltengerb zhvilluan dhe një konferencë për mediat ku theksuan se aleanca dhe Shqipëria duhet të vijojnë më tej bashkëpunimin.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s u shpreh se ende nuk është marrë një vendim për investime për bazë detare në Shqipëri.

Shqipëria luan një rol të rëndësishëm në NATO, kjo është e rëndësishme. Ne kemi një program ku investojmë në një bazë ajrore në Shqipëri. Deri tani asnjë vendim nuk është marrë në investime për bazën detare, por është dicka që mund të vlerësohet nga ekspertët tanë dhe do të merret një vendim”,tha Stoltenberg.

Ndërkohë Meta u shpreh se Shqipëria është e vendosur për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe për këtë gjë i ka dyfishaur përpjekjet.

Ne kemi diskutuar me sekretarin në lidhje me  zgjerimin e BE. Ne shprehem shqetësimin për atë që ndodhi në Këshillin Evropian për hapjen e negociatave. Në jemi të vendosur për ti dyfishuar përpjekjet tona në lidhje me anëtarësimin në BE, duke u përpjekur që të adresojmë të gjitha shqetësimet që kanë vendet anëtare. Mendoj se duhet ta marrim  në konsideratë mesazhet që sekretari i përgjithshëm dha gjatë vizitës së tij pranverën e kaluar duke theksuar nevojën për dialog”, u shpreh Meta.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike baze ushtarake ne shqiperi ilir meta jens stoltenberg baze ushtarake ne shqiperi ilir meta jens stoltenberg

Sondazh

Poll