Politike

Emri i tij doli në DOSJEN për privatizimin e ish-kompleksit "Partizani", Mediu: S’i kam çuar letër Rulit

Mediu shpjegon edhe faktin se pse ka dërguar shkresën ministrit Genc Ruli, një muaj pas marrjes së detyrës më 2005. 

22 Tetor 2023, 11:03 Nga A.B
Emri i tij doli në DOSJEN për privatizimin e ish-kompleksit
Fatmir Mediu

TIRANË-Ish-ministri Fatmir Mediu ka reaguar pasi emri i tij doli në dosjen e SPAK për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Në një sqarim për gazetaren Klodiana Lala, Mediu shpjegon edhe faktin se pse ka dërguar shkresën ministrit Genc Ruli, një muaj pas marrjes së detyrës më 2005. 

“Unë si kam çuar letër Rulit, por përgjigje një shkresë të Anastas Angjelit ish-Ministër i Ekonomisë që së bashku me Blendi Klosin kërkonin privatizimin e Partizanit tek Majko rreth muajit korrik 2005. Angjeli u zëvendësua nga Ruli dhe unë zëvendësova Majkon”, sqaron Mediu.

Në dosje sqarohet se Ministria e Mbrojtjes i hapi rrugë heqjes së pronës nga lista e pronave të FA-ve.

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi u arrestua mbrëmjen e kaluar kur sapo mbërriti në aeroportin e Rinasit. Ndalimi u bë nga SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani. Malltezi akuzohet për korrupsion dhe patrim parash. Ndaj tij është vënë në sekuestrim edhe pasuria. Në pranga është vënë edhe ortaku i tij Fatmir Bektashi i akuzuar për të njëjtat vepra penale. Gjithashtu, GJKKO ka caktuar dhe masë sigurie 'deyrim paraqitje' dhe ndalim dalje jashtë vendit për kryedemokratin Sali Berisha, ndërkohë burime për Dosja.al bëjnë me dije se do të ketë dhe ndalime të personave të tjerë të përfshirë në këtë çështje./Dosja.al

fatmir mediu

Sondazh

Poll