Politike

SPAK i caktoi "detyrim paraqitje"/ Pas selisë blu, policia i shkon Berishës në pallat

Mësohet se një parullë e forcave Shqiponja dhe efektivët janë parë teksa dalin nga pallati i ish-kryeministrit.

22 Tetor 2023, 09:54 Nga r.ll
SPAK i caktoi "detyrim paraqitje"/ Pas selisë blu, policia i
policia ne pallatin e Berishës

TIRANË- SPAK i caktoi masën "detyrim paraqitje" kreut të PD, Sali Berishës pas arrestimit të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm brenda pallatit ku banon Berisha, janë parë forca policie. Mësohet se një parullë e forcave Shqiponja dhe efektivët janë parë teksa dalin nga pallati i ish-kryeministrit.

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi u arrestua mbrëmjen e kaluar kur sapo mbërriti në aeroportin e Rinasit. Ndalimi u bë nga SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani. Malltezi akuzohet për korrupsion dhe patrim parash. Ndaj tij është vënë në sekuestrim edhe pasuria. Në pranga është vënë edhe ortaku i tij Fatmir Bektashi i akuzuar për të njëjtat vepra penale. Gjithashtu, GJKKO ka caktuar dhe masë sigurie 'deyrim paraqitje' dhe ndalim dalje jashtë vendit për kryedemokratin Sali Berisha, ndërkohë burime për Dosja.al bëjnë me dije se do të ketë dhe ndalime të personave të tjerë të përfshirë në këtë çështje./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll