Politike

Malltezi në burg, Berisha i akuzuar për korrupsion, REAGON Meta: Po shantazhohet opozita

Meta thekson se qëllimi politik i vetëm është shantazhi dhe intimidimi i opozitës, e cila po denoncon me këmbëngulje të vërtetat shumë të hidhura të korrupsionit mafioz të Qeverisë.

22 Tetor 2023, 09:47 Nga A.B
Malltezi në burg, Berisha i akuzuar për korrupsion, REAGON Meta: Po
Ilir Meta

TIRANË- Një ditë pas arrestimit të Jamarbër Malltezit dhe akuzave të ngritura për kryedemokratin Sali Berisha, ka ardhur reagimi i kreut të 'Partisë së Lirisë', Ilir Meta. Përmes një postimi të bërë në rrjetin e tij social 'Facebook', Meta thotë se ky veprim ka shkelur me këmbë Parlamentin e Shqipërisë, pasi, sipas tij kërkojnë shmangien e vëmendjes nga korrupsioni dhe përgjegjësitë shumë të rënda personale të Edi Ramës për aferën e inceneratorëve. Meta thekson se qëllimi politik i vetëm është shantazhi dhe intimidimi i opozitës, e cila po denoncon me këmbëngulje të vërtetat shumë të hidhura të korrupsionit mafioz të Qeverisë.

REAGIMI I METËS:

Drejtësia me regji ka ndërmarrë veprimet e saj antikushtetuese dhe të paligjshme ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike Prof. Dr. Sali Berisha me urdhër politik të Edi Ramës. Këto veprime, që kanë shkelur me këmbë edhe Parlamentin e Shqipërisë kërkojnë shmangien e vëmendjes nga korrupsioni dhe përgjegjësitë shumë të rënda personale të Edi Ramës për aferën e inceneratorëve dhe mjaft aferave të tjerave qindra milionëshe. Qëllimi politik i vetëm është shantazhi dhe intimidimi i opozitës, e cila po denoncon me këmbëngulje të vërtetat shumë të hidhura të korrupsionit mafioz të Qeverisë.

Çfarë ndodhi një ditë më parë?

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi u arrestua mbrëmjen e kaluar kur sapo mbërriti në aeroportin e Rinasit. Ndalimi u bë nga SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani. Malltezi akuzohet për korrupsion dhe patrim parash. Ndaj tij është vënë në sekuestrim edhe pasuria. Në pranga është vënë edhe ortaku i tij Fatmir Bektashi i akuzuar për të njëjtat vepra penale. Gjithashtu, GJKKO ka caktuar dhe masë sigurie 'deyrim paraqitje' dhe ndalim dalje jashtë vendit për kryedemokratin Sali Berisha, ndërkohë burime për Dosja.al bëjnë me dije se do të ketë dhe ndalime të personave të tjerë të përfshirë në këtë çështje.

AKUZAT:

Jamarbër Malltezi – Akuzohet për "Korrupsioni pasiv i funksionareve te larte shtetërore ose te zgjedhurve vendore", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal dhe "Pastrimi i produkteve te veprës penale ose veprimtarisë kriminale". kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Sali Berisha- Akuzohet për kryerjen e veprës penale "Korrupsioni pasiv i funksionarëve të larte shteterore ose te zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25i Kodit Penal.

Fatmir Bektashi- Akuzohet për kryerjen e veprave penale "Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendore", parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe "Pastrimi i produkteve të veprës

ilir meta sali berisha arrestohet jamarber malltezi

Sondazh

Poll