Aktualitet

Plagosi të miturin në Kamëz, Gjykata e Tiranës lë në burg 18-vjeçarin dhe bashkëpunëtorin e tij, dëshmia: Më ngacmoi të dashurën

Para togave të zeza, Hasa dhe Çuni kanë mbajtur të njëjtin qëndrim, që kanë pasur edhe para policisë, duke treguar se shkak për ngjarjes ishte një vajzë. 

21 Tetor 2023, 12:38 Nga I.A
Plagosi të miturin në Kamëz, Gjykata e Tiranës lë
Armir Hasa

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në masën e sigurisë arrest me burg, 18-vjeçarin Armir Hasaj dhe shokun e tij Xhorxh Çuni si autorë të plagosjes së një 16-vjeçari në Kamëz. Para togave të zeza, Hasaj dhe Çuni kanë mbajtur të njëjtin qëndrim, që kanë pasur edhe para policisë, duke treguar se shkak për ngjarjes ishte një vajzë. 

Sipas tyre, 16-vjeçari që ata plagosën, kishte ngacmuar të dashurën e Çunit. Por ishte Hasa ai që kishte shkrepur kallashnikovin, ndërkohë që Çuni e kishte ndihmuar që të arratisej. Ata po ashtu kanë treguar dhe vendin se ku e kanë fshehur kallashnikovin, me të cilin kryen dhe plagosjen, por policia nuk ka arritur që ta gjej ende. 16-vjeçari u plagos me një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.

xhorxh Çuni armir hasaj

Sondazh

Poll