Aktualitet

EMRI/ Pjesëtar i një grupi kriminal për trafik droge, arrestohet 32-vjeçari i kërkuar nga Italia

Murçaj mund të dënohet deri në 20 vite burg për këtë vepër penale. 

21 Tetor 2023, 09:38 Nga I.A
EMRI/ Pjesëtar i një grupi kriminal për trafik droge, arrestohet
Arrestimi

SHKODËR- Një 32-vjeçar me emrin Fatlum Murçaj është arrestuar në Shkodër për grupim kriminal dhe trafik droge. Mësohet se Murçaj kërkohej nga drejtësia italiane, pasi Gjykata e Milanos i kishte caktuar masën e sigurisë arrest me burg. Murçaj mund të dënohet deri në 20 vite burg për këtë vepër penale. 

Njoftimi i Policisë:

FAST Albania/Bashkëpunim intensiv me partnerët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet në Shkodër, operacioni policor i koduar “Part of”. I akuzuar nga autoritetet e Italisë, si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim të narkotikëve, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 32-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht. Pas shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, shërbimet e njësisë së specializuar FAST Albania, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Part of”. Si rezultat i operacionit, u lokalizua në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër, dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar F. M., 32 vjeç. 32-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Milanos i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Organizata kriminale me qëllim trafikimin e drogës”, sipas Kodit Penal të Italisë, ku parashikohet dënim deri në 20 vjet burgim për këtë vepër. Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me partnerët italianë, për ekstradimin e shtetasit F. M.

fatlum murçaj fast albania

Sondazh

Poll