Aktualitet

VIDEO/ ‘Tetori Rozë’, beteja e dy grave me kancerin e gjirit

Ato sjellin mesazhe për rritjen e sensibilizimit për t’u kontrolluar rregullisht me eko gjiri, në emër të jetës.

20 Tetor 2023, 22:44 Nga I.A

VIDEO/ ‘Tetori Rozë’, beteja e dy grave me kancerin e gjirit

TIRANË- Gazetarja e njohur e RTSH, Edlira Birko dhe ekonomistja Elona Sauku janë dy personazhet që rrëfejnë për ‘Piranjat’ betejën e fituar, në luftën me kancerin e gjirit.

Në këtë tetor rozë, dy gratë në karrierë tregojnë përjetimet e tyre personale, se si gjetën forcat, duke mos lënë pas dore as pas kimioterapisë. Ato sjellin mesazhe për rritjen e sensibilizimit për t’u kontrolluar rregullisht me eko gjiri, në emër të jetës.

Gjithashtu,si Birko ashtu edhe dhe Sauku vënë theksin mbi mbështetjen, për të cilën kanë nevojë gratë me kancer gjiri, në sistemin tonë shëndetësor. Një prej beteja më të rënda është edhe ajo me veten.

Dhe në këtë pikë, dy zonjat shprehen se një ‘luftë’ e tillë të bën të kapesh me thonj pas jetës, edhe kur je një grua pa gji, pa flokë apo e pafuqishme për të menduar për të nesërmen.

Marrë nga Syri.net

edlira birko elona sauku

Sondazh

Poll