Aktualitet

31-vjeçari me sëmundje të rëndë, duhen 100 mijë Euro për kurimin jashtë

Familja e tij përbëhet nga 4 anëtarë, ai me bashkëshorten, nëna dhe djali 20-vjeçar. Prela vuan nga astma dhe merr frymë me ndihmën e pompës.

20 Tetor 2023, 22:55 Nga I.A
31-vjeçari me sëmundje të rëndë, duhen 100 mijë
Joan Nuni Nasto

TIRANË- Ndodhemi në Paskuqan, ku Prelë Ruçi na tregon historinë e tij, duke na kërkuar ndihmë. Familja e tij përbëhet nga 4 anëtarë, ai me bashkëshorten, nëna dhe djali 20-vjeçar. Prela vuan nga astma dhe merr frymë me ndihmën e pompës.

Po kështu gruaja ka probleme shëndetësore. “Stop” bashkë me fondacionin “Fundjavë ndryshe” i çuan kësaj familje ushqimet për një muaj. Më pas ndalemi në historinë e Joan Nuni Nasto, 31 vjec nga qyteti i Bilishtit. Ai u diagnostikua në Dhjetor 2022 me limfomë difuze.

Pas disa muajsh kimioterapi në Selanik, u duk sikur situata kishte përmirësim dhe mjekët i dhanë shpresa pozitive. Por papritur sëmundja u rikthye edhe më agresive. Zgjidhja e vetme mbetet transplanti autolog i qelizave staminale.

Ky trajtim me i specializuar bëhet në spitalin Papanicolau Selanik dhe kushton mbi 100 mijë euro.

“Stop” ka hapur një “Gofoundme”, për të ndihmuar 31-vjeçarin të jetojë.

“Rasti konkret është Joan Nuni Nasto, nga qyteti i Bilishtit, është 31 vjeç. Ka nevojë për një ndërhyrje që kushton diku tek 100 mijë euro. Është një rast i vështirë, por që për fat të mirë dhe zoti ka mundësuar që jo më larg se në Greqi të bëhet ndërhyrje. Ky është linku ku mund të klikoni, e gjeni nga sot në faqen e emisionit “Stop” për të kontribuuar. Të gjithë ku ndodheni kontribuoni sepse është një djalë 31-vjeçar që me të vërtetë ka nevojë për ju sot me sa mundeni të kontribuojmë”, tha Kodra.

Marrë nga Tv Klan

joan nuni nasto

Sondazh

Poll