Aktualitet

Aksident i rëndë në Itali/ Humb jetën 67-vjeçarja shqiptare, plagosen 3 të tjerë (EMRI)

67-vjeçarja me origjinë shqiptare, banuese në Santa Croce Camerina, ka humbur jetën nga përplasja mes dy makinave, një Toyota Yaris dhe një Fiat 500L.

20 Tetor 2023, 18:24 Nga r.ll
Aksident i rëndë në Itali/ Humb jetën 67-vjeçarja
pamje nga aksidenti

ITALI- Një 67-vjeçare shqiptare ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor.

Vilajete Sharka është gruaja që humbi jetën në aksidentin e ndodhur përgjatë rrugës SP 85 që lidh Santa Croce Camerina me Scoglitti. 67-vjeçarja me origjinë shqiptare, banuese në Santa Croce Camerina, ka humbur jetën nga përplasja mes dy makinave, një Toyota Yaris dhe një Fiat 500, shkruajnë mediat italiane

Viktima bashkë me një tjetër shtetase shqiptare dhe një vajzë 10-vjeçare po udhëtonte në Yaris. Këto të fundit bashkë me shoferin e mjetit tip "Fiat" mbetën të plagosur dhe u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.  Policia ende po heton për zbardhjen e plotë e rrethanave të aksidentit.

aksident ne itali vilajete sharka

Sondazh

Poll