Aktualitet

Shoqata e të Përndjekurve politikë, protestë përpara Kuvendit: Nuk promovohen anti-komunistët

Lavdie Nela zv/Presidente e shoqatës është shprehur se prej 30 vitesh nuk ka asnjë platformë që të bëj përpjekje për të promovuar burimet njerëzore anti-komuniste dhe shtresat e të përndjekurve politikë.

20 Tetor 2023, 17:51 Nga h.k
Shoqata e të Përndjekurve politikë, protestë përpara
Shoqata e te burgosurve dhe te perndjekurve politike

TIRANË-Shoqata e të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë dhe anëtarë të Shoqërisë Civile kanë dal në protestën ditën e sotme përpara Kuvendit të Shqipërisë. Ata kanë bërë thirrje që të dënohen vendimet kalsore që shkelin të drejtat dhe liritë e njeriut të sanksionuara me kushtetutë.

Lavdie Nela zv/Presidente e shoqatës është shprehur se prej 30 vitesh nuk ka asnjë platformë që të bëj përpjekje për të promovuar burimet njerëzore anti-komuniste dhe shtresat e të përndjekurve politikë.

"Kushtetuta e Shqipërisë i jep të drejtën qytetarit shqiptar të kandidojë për Institucionet, por Partitë politike shqiptare shkelin kushtetutën me vendimet politike, duke zgjedhur militantin politik dhe jo kontribuesin dhe politizojnë institucionet, dhe sot mbas 32 viteve partitë politike nuk kanë ndërtuar shtet të së drejtës për të cilën ka nevojë shoqëria shqiptare.

Partitë politike parlamentare nuk e çmojnë votën, e deligjitimojnë atë duke mos i lejuar deputetët të votojnë të lire."

shoqata e te burgosurve politike

Sondazh

Poll