Aktualitet

Moti ndërron "faqe" në fundjavë, ditët me diell zëvendësohen nga reshjet e shiut dhe ulja e temperaturave

Në orët e mbrëmjes të ditës së nesërme reshjet e shiut do të jenë prezente fillimisht në veriperëndim dhe gradualisht  do të shtrihen përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore.

20 Tetor 2023, 17:29 Nga r.ll
Moti ndërron "faqe" në fundjavë, ditët me diell
foto ilustruese

SHQIPËRI- Ditët me diell në fundjavë do ja lënë vendin kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti pritet të jetë me altrenime kthjellimesh dhe vranësira në shtim.

Në orët e mbrëmjes të ditës së nesërme reshjet e shiut do të jenë prezente fillimisht në veriperëndim dhe gradualisht do të shtrihen përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore.

Kjo situatë do të mbetet prezente deri në orët e para të mëngjesit të ditës së dielë. Gjatë ditës së dielë reshjet e shiut do të jenë prezente por me intensitet të ulët të karakterit lokal. Era do të fryjë nga jugu me shpejtësi mesatare deri në 6m/sek, dhe herë pas here me shpejtësi deri në 10m/sek.

moti ne shqiperi

Sondazh

Poll