Aktualitet

Favorizoi dhe lejoi ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet inspektori i IMT në Vlorë

Mësohet se inspektori me inicialet M.A, u arrestua, pasi akuzohet për favorizim të ndërtimeve për leje.

20 Tetor 2023, 16:45 Nga I.A
Favorizoi dhe lejoi ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet inspektori
Policia

SARANDË- Një inspektor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit është arrestuar ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se inspektori me inicialet M.A, u arrestua, pasi akuzohet për favorizim të ndërtimeve për leje. Inspektori i arrestuar është Martin Arapi, i cili lejoj ndërtime pa leje në Ksamil.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Vijon operacioni policor i koduar “Mjegulla”.  Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për një tjetër punonjës të IKMT Vlorë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të operacionit policor të koduar “Mjegulla”, në kuadër të procedimit penal të regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridisksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Sarandës, më datë 20.10.2023, për shtetasin: -M. A, 32 vjeç, me detyrë inspektor i IKMT Vlorë (përgjegjës për territorin e bashkisë Sarandë). Ky shtetas akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke favorizuar dhe lejuar shtetas të ndryshëm, për të kryer ndërtime pa leje, në territorin e bashkisë Sarandë, kryesisht në zonën e Ksamilit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

martin arapi imt

Sondazh

Poll