Art&Argëtim

"Drag Queen"-i i parë shqiptar/ Aleks Seitaj merr pjesë në konkursin italian, performaca e tij ngre publikun në këmbë (VIDEO)

Në këtë konkurs, Seitaj zgjodhi të vijë me një veshje me ngjyrat e flamurit kombëtar shqiptar të stampuar në një bluzë.

17 Tetor 2023, 22:14 Nga I.A
"Drag Queen"-i i parë shqiptar/ Aleks Seitaj merr pjesë
Vezirja

ITALI- Aktori shqiptar Aleks Seitaj ka marrë pjesë në një kompeticion italian "Drag Race". Seitaj në këtë garë mori pjesë me personazhin e tij, të shumë pëlqyer për publikun shqiptarë 'Vezirja' dhe e përshkroi vetën si 'Drag Queen'. Në këtë konkurs, Seitaj zgjodhi të shkoj me një veshje me ngjyrat e flamurit kombëtar shqiptar të stampuar në një bluzë.

"Drag Race Italia" është një serial televiziv dhe konkurs italian i bazuar në serialin amerikan “RuPaul’s Drag Race”. Shfaqja paraqet një grup me “drag queen” teksa konkurrojnë për titullin “Superstar Next Drag i Italisë”, duke u bërë ambasadorë të MAC Cosmetics për një vit.

“Drag queen” quhet një interpretues që imiton një personazh femër me parodi dhe humor, me kostume dhe grim të ekzagjeruar.

aleks seitaj vezirja drag race

Sondazh

Poll