Art&Argëtim

Humb jetën në moshën 83-vjeçare aktori i filmit “Rocky”, Burt Young

Aktori është i njohur për rolin e Paulie Pennino në filmat “Rocky”, ku mori një nominim për Oscar për aktorin më të mirë mbështetës në vitin 1977 për rolin e tij si kunati alkoolist i luftëtarit Rocky, luajtur nga Sylvester Stallone.

19 Tetor 2023, 15:19 Nga f.i
Humb jetën në moshën 83-vjeçare aktori i filmit
Burt Young

SHBA- Aktori Burt Young, ka humbur jetën në moshën 83-vjeçare, raporton BBC. Vdekja e Young u konfirmua nga menaxheri i tij.

Aktori është i njohur për rolin e Paulie Pennino në filmat “Rocky”, ku mori një nominim për Oscar për aktorin më të mirë mbështetës në vitin 1977 për rolin e tij si kunati alkoolist i luftëtarit Rocky, luajtur nga Sylvester Stallone.

Rocky ishte vepra e tij më e njohur dhe një hit i madh kinemaje, duke marrë 10 nominime për Oscar dhe tre çmime, duke përfshirë çmimin e filmit më të mirë. Young gjithashtu luajti në filmat “Once Upon a Time in America”, “Last Exit to Brooklyn” dhe “Mickey Blue Eyes”.

shba burt young

Sondazh

Poll