Art&Argëtim

Baba në moshën 80-vjeçare! Robert De Niro: Gjithçka është ndryshe! Kur je më i vjetër, ke vetëdije për disa gjëra në jetë

Aktori zbuloi gjithashtu se si qasja e tij ndaj prindërimit ka ndryshuar me kalimin e kohës dhe këmbënguli se një nga ambiciet e tij është të "qëndrojë gjallë", për të shfrytëzuar kohën që i ka ngelur me fëmijët e tij.

17 Tetor 2023, 17:44 Nga f.i
Baba në moshën 80-vjeçare! Robert De Niro: Gjithçka
Roberto De Niro

SHBA- Robert De Niro ka rrëfyer se si është të jesh prind në moshën 80-vjeçare, pas ardhjes në jetë të fëmijës së tij të shtatë. Në një intervistë për The Guardian, De Niro u shpreh se pas lindjes së vajzës së tyre gjashtë muajshe, Gia, partnerja e tij bën pjesën më të madhe të “punës”, por ndëkohë ai bën të pamundurën për ta mbështetur atë.

"Të kesh fëmijë nuk është e lehtë. Dua të them, unë nuk bëj një punë shumë të madhe. Jam aty për të, e mbështes të dashurën time, por ajo bën punën,"-tha De Niro.

Teksa u pyet nëse i pëlqen atësia, aktori u përgjigj: "Sigurisht që më pëlqen ... më pëlqen e gjithë kjo! Fëmijët e mi të rritur, nipërit e mbesat e mia. Unë nuk u flas fëmijëve të rritur ashtu siç flas me 11-vjeçaren time, megjithëse ajo është mjaft e zgjuar."

Aktori zbuloi gjithashtu se si qasja e tij ndaj prindërimit ka ndryshuar me kalimin e kohës dhe këmbënguli se një nga ambiciet e tij është të "qëndrojë gjallë", për të shfrytëzuar kohën që i ka ngelur me fëmijët e tij.

“Kur je më i vjetër, ke vetëdije për disa gjëra në jetë – dinamikën, gjithçka, dinamikën e familjes. Sigurisht që mendoj për vdekjen, në moshën time ... unë jam i vetëdijshëm për këtë. Por është mirë të mendosh më shumë për kohën. Çdo verë , çdo sezon të ri, çdo gjë, ti thua: 'Epo, do t'i shfrytëzoj këta pak muaj të verës për të qenë me fëmijët e mi, me familjen time. Unë nuk mund të pres deri në verën tjetër - nuk e di se çfarë do të ndodhë. Kështu që çdo gjë bëhet më e rëndësishme. Çdo gjë që bëj, në aspektin e kohës, është e rëndësishme. Çfarëdo që mendoni të bëni pas dy vitesh, më mirë mendojeni ta bëni atë tani,- u shpreh aktori.

Përveç vajzës së tij Gia, Roberto De Niro ka edhe gjashtë fëmijë të tjerë nga marrëdhëniet e mëparshme. De Niro dhe gruaja e tij e parë, Diahnne Abbott, kanë një vajzë Drena, 52 vjeç dhe djalin Raphael, 46 vjeç. Në vitin 1995, ai mirëpriti binjakët Julian dhe Aaron, 27 vjeç, me ish të dashurën Toukie Smith. Ai gjithashtu ka djalin 25-vjeçar, Elliot, dhe vajzën 11-vjeçare, Helen Grace, me ish-bashkëshorten Grace Hightower.

roberto de niro

Sondazh

Poll