Politike

FOTO/ Mbyllet pjesa e parë e Samitit, grupet minoritare të Shqipërisë performojnë përpara liderëve të Europës

Grupe të minoriteteve në Shqipëri, me veshje popullore, kanë kërcyer përpara pjesmarrësve në takimin e Satimit, këngë dhe valle të ndryshme.

16 Tetor 2023, 14:34 Nga r.ll
FOTO/ Mbyllet pjesa e parë e Samitit, grupet minoritare të
foto nga performimi

TIRANË- Liderët e Bashkimit Europian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor ndodhen ditën e sotme në Tiranë për Samitin e Procesit të Berlinit.

Ata janë pritur me performancë muzikore përpara Piramidës, në fund të pjesës së parë të punimeve të Samitit. Grupe të minoriteteve në Shqipëri, me veshje popullore, kanë kërcyer përpara pjesmarrësve në takimin e Satimit, këngë dhe valle të ndryshme.

Të pranishëm në këtë samit janë Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel. Po ashtu nuk mund të mungonte kancelari gjerman, Olaf Scholz, vendi i të cilit inicioi Procesin e Berlinit, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron anuloi pjesëmarrjen, mirëpo pasdite do të jetë në Tiranë vizitën e parë zyrtare.

samiti i procesit te berlinit

Sondazh

Poll