Politike

Michel jep MESAZHIN për Ballkanin nga Tirana: Mos lini "fantazmat" e së kaluarës t'ju pengojnë të ardhmen

Michel tha se ka ardhur koha që ky premtim të mbahet ndërsa garantoi liderët se nuk do të zhgënjehen.

16 Tetor 2023, 14:12 Nga a.l
Michel jep MESAZHIN për Ballkanin nga Tirana: Mos lini
Charles Michel

TIRANË-  Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel në samitin e sotëm të Procesit të Berlinit që po mbahet në kryeqytet, ka dhënë detaje mbi propozimin e tij në samitin e "Bled" pak kohë më parë për zgjerimin e BE-së në 2 dekadat e ardhshme. Michel tha se ka ardhur koha që ky premtim të mbahet ndërsa garantoi liderët se nuk do të zhgënjehen.

"Zgjerimi është investim në paqen dhe begatinë qoftë të BE dhe anëtarëve tanë të ardhshëm. Kjo mundësi nxit bashkëpunimin tonë me vendet e Ballkanit Perëndimor. Kancelari Scholz ngre shqetësimin e tensionit në Veri të Kosovës: Nuk po zbatohen marrëveshjet. Rrugëtimi juaj ka nisur para 20 vitesh, megjithatë ka qenë i ngadaltë, tani e dimë që ka ardhur koha të mbajmë këtë premtim. Ky afat është hasur me skepticizma në rajonin tuaj sepse keni pritur me një kohë shumë të gjatë. E di që Edi e ka krahasuar me nusen që si vjen kurrë dhëndri në dasmë, por ne do e bëjmë këtë dasmë. Plani ynë është serioz për të ardhmen e BE-së. Ne Ramën dakord se do të jemi gati për zgjerimin e radhës. Mos i lini fantazmat e së kaluarës t'ju pengojnë të ardhmen", tha Michel. 

charles michel samiti i procesit te berlinit

Sondazh

Poll