Politike

'Po jetojmë në një planet që po digjet'/ Von der Leyen: Të punojmë së bashku që Ballkani Perëndimor të behet pjesë e BE

Ajo ka sjellë në vëmendje para liderve dhe luftërave që janë duke u zhvilluar në Ukrainë-Rusi dhe Palestinë-Izrael, teksa bëri edhe një bilanc të përditësuar të viktimave. 

16 Tetor 2023, 12:30 Nga a.l
'Po jetojmë në një planet që po digjet'/ Von der
Edi Rama dhe Ursula Von der Leyen

TIRANË-  Presidentja e Komisionit Europian, e cila ndodhet në Tiranë për Samitin e Procesit të Berlinit tha se BE dhe Ballkani duhet të punojnë së bashku që rajoni të bëhet pjesë e unionit. Ajo ka sjellë në vëmendje para liderve dhe luftërat që janë duke u zhvilluar në Ukrainë-Rusi dhe Palestinë-Izrael, teksa bëri edhe një bilanc të përditësuar të viktimave. 

“Jo vetëm që kemi procesin e Berlinit, hera  e parë që ndodh në rajon. Me fjalë të plota e shpjeguar që ne jemi dëshmitarë të një lufte të tmerrshëm që ka nisur Rusia kundër Ukrainës. Ne kemi parë edhe një sulm të tmerrshëm terrorist të Hamasit, që ka varrë më shumë se 1400 gra burra fëmijë bebe, vetëm për arsye se janë hebrenj. Po jetojmë në një planet që po digjet, të sfiduar nga AI, na duhen miqtë më të mirë. Të punojmë që ju të bëheni pjesë e një be që ka treguar se është e mundur që mund ta arrijmë një paqe që të zgjasë", tha ajo. 

samiti i procesit te berlinit

Sondazh

Poll