Politike

SAMITI/ Ursula von der Leyen pritet nga Rama: Dyert tona janë të hapura, të punojmë për këtë plan rritjeje

Para se të futej në ambientet e kryeministrisë, presidentja e KE foli për mediat, ku tha se ky samit është i veçantë pasi mbahet për herë të parë në një vend të Ballkanit Perëndimor. 

16 Tetor 2023, 11:24 Nga r.ll
SAMITI/ Ursula von der Leyen pritet nga Rama: Dyert tona janë të
edi rama dhe ursula von der leyen

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pritur para nisjes së Samitit të Procesit të Berlinit, presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Para se të futej në ambientet e kryeministrisë, presidentja e KE foli për mediat, ku tha se ky samit është i veçantë pasi mbahet për herë të parë në një vend të Ballkanit Perëndimor. 

“Është një samit shumë i veçantë, ky që mbahet sot. Është i 10-ti i Procesit të Berlinit, por për herë të mbahet në një vend të Ballkanit Perëndimor. Përcjell një mesazh të fuqishëm se sa të përkushtuar jemi ndaj zgjerimit. Duam t’ju japim qasje kompanive të Ballkanit Perëndimor në tregun europian, por duhen reforma. Është një stimul për ata që duan të ecin përpara. Dyert tona janë të hapura, ndaj le të punojmë sot për këtë plan rritjeje”, tha Ursula Von der Leyen.

Kujtojmë se për Von der Leyen sot është dita e dytë e vizitës së saj në Tiranë. 

ursula von der leyen edi rama samiti i procesit te berlinit

Sondazh

Poll