Politike

'Surpriza' e pazakontë e Ramës për liderët, balet dhe pikturë për Evropën në sallën e Kryeministrisë

Kryeministri zgjodhi të presë në një mënyrë të pazakontë liderët evropianë në ambientet e Kryeministrisë, duke u tërhequr vëmendjen me një skenë baleti nga dy artistë francezë të cilët kanë interpretuar pikturën e famshme.

16 Tetor 2023, 11:59 Nga a.l
'Surpriza' e pazakontë e Ramës për liderët, balet
Pamje nga salla

TIRANË-  Shqipëria sot po përjeton një moment historik në politikën e saj të jashtme, ku për herë të parë Tirana ka mirëpritur në rajon dhe jashtë BE-së Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit. E në kuadër të këtij, Samiti kryeministri Rama duket se është kujdesur vetë për të gjitha detajet. 

Ai zgjodhi të presë në një mënyrë të pazakontë liderët evropianë në ambientet e Kryeministrisë, duke u tërhequr vëmendjen me një skenë baleti nga dy artistë francezë të cilët kanë interpretuar pikturën e famshme. Kjo shfaqje u pasua me zbulimin e një pikture të një artisti të njohur italian, për Evropën.

samiti i procesit te berlinit edi rama

Sondazh

Poll