Politike

SAMITI/ Kryeministri i Hollandës pritet nga Rama: Shpresojmë për ulje të tensioneve në Kosovë

Siç është konfirmuar tanimë, lideri me i rëndësishëm që do të marri pjesë në këtë Samit, do të jetë kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, presidentja BE, Ursula Von Der Leyen, edhe presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel.

16 Tetor 2023, 11:17 Nga r.ll
SAMITI/ Kryeministri i Hollandës pritet nga Rama: Shpresojmë për
edi rama dhe mark rutte

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme para kryeministrisë liderët e vendeve europiane dhe vendeve të Ballakanit Perëndimor. Gjatë kësaj pritjeje, Rama shkëmbeu batuta me kryeministrin e Hollandës, Mark Rutte.

"Dje po binte shi dhe më pas doli dielli. Thashë nuk ka mundësi sot që të ketë mot hollandez", tha Rama. Rutte para hyrjes në ambientet e Kryeministrisë foli edhe për mediat për situatën e tensionuar në Veri të Kosovës.

"Kërkojmë shumë që të shtensionohet situata në veri të Kosovës. Kam folur me Vuçiç, sot po ashtu kam mundësi të flas me kryeministren Serbisë dhe kryeministrin e Kosovës. Shpresoj që të gjithë të ndihmojnë për të ulur tensionet”, tha Rutte.

Siç është konfirmuar tanimë, lideri me i rëndësishëm që do të marri pjesë në këtë Samit, do të jetë kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, presidentja BE, Ursula Von Der Leyen, edhe presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel.

mark rutte edi rama samiti i procesit te berlinit

Sondazh

Poll