Politike

SAMITI- Albin Kurti takohet me Ramën, të buzëqeshur shtrëngojnë duart para kamerave

Pavarësisht ftohjeve të fundit, Kurti nuk mund t'i thoshte jo ftesës për t'iu bashkuar liderve të tjerënë samitin e parë që zhvillohet me organizim të qeverisë shqiptare, për herë të parë jashtë kufijve të BE-së. 

16 Tetor 2023, 11:14 Nga a.l
SAMITI- Albin Kurti takohet me Ramën, të buzëqeshur
Edi Rama Albin Kurti

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dalë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ku po mirëpret liderët e Rajonit dhe udhëheqësit e Bashkimit Evropian, në nisje të samiti historik të Procesit të Berlinit.

Pavarësisht ftohjeve të fundit, Kurti nuk mund t'i thoshte jo ftesës për t'iu bashkuar liderve të tjerë në samitin e parë që zhvillohet me organizim të qeverisë shqiptare dhe për herë të parë jashtë kufijve të BE-së. Ata shtrënguan duart të buzëqeshur para kamerave ndërsa ndryshe nga herët e tjera, këtë herë Kurti nuk pranoi të flasë për gazetarët.

Në plan edhe diskutimi për sulmin në Banjskë 

Samiti i Procesit të Berlinit sivjet zhvillohet për herë të parë në një vend jashtë Bashkimit Europian. Në fokus të këtij samiti do të jetë integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe bashkëpunimi rajonal. Çështje për diskutim sigurisht se do të jetë edhe sulmi në veri të Kosovës.

albin kurti samiti i procesit te berlinit

Sondazh

Poll