Aktualitet

FOTOGALERI/ "Ma thoni ju qysh mos me vujt kur s'o e jemja", ironia në pankartat e protestës së studentëve të mjekësisë

Në protestë ranë në sy pankarta dhe tekstet e përdorura. “Ligji për studentët e mjekësisë=Sllavëri në kohët modern”, “Diploma ime, Tiranë 2096” kanë qenë disa nga fjalitë e përdorura.

9 Tetor 2023, 15:06 Nga h.k
FOTOGALERI/ "Ma thoni ju qysh mos me vujt kur s'o e jemja",
Foto ilustruese

TIRANË- Studentët e mjekësisë zhvilluan paraditen e sotme protestën e radhës për shfuqëzimin e ligjit që i detyron ata mos të marrin diplomën për 5 vite. Në protestë ranë në sy pankarta dhe tekstet e përdorura. “Ligji për studentët e mjekësisë=Sllavëri në kohët modern”, “Diploma ime, Tiranë 2096” kanë qenë disa nga fjalitë e përdorura.

Rikujtojmë se qeveria e cilësoi si çështje urgjente miratimin e ligjit në fjalë, para nisjes së vitit akademik, që sivjet filloi më 2 tetor. Për këtë arsye, nisma kaloi me procedurë të përshpejtuar në Qeveri dhe u fut në kalendarin e punimeve të Kuvendit, për t’u miratuar në sesionin e kaluar parlamentar.

FOTOGALERI/ "Ma thoni ju qysh mos me vujt kur s'o e jemja",

FOTOGALERI/ "Ma thoni ju qysh mos me vujt kur s'o e jemja",

FOTOGALERI/ "Ma thoni ju qysh mos me vujt kur s'o e jemja",

FOTOGALERI/ "Ma thoni ju qysh mos me vujt kur s'o e jemja",

FOTOGALERI/ "Ma thoni ju qysh mos me vujt kur s'o e jemja",

FOTOGALERI/ "Ma thoni ju qysh mos me vujt kur s'o e jemja",

Pse po protestojnë studentët e mjekësisë?

Për dy javë rresht, dhjetëra studentë të mjekësisë kanë bojkotuar mësimin, duke protestuar para Universitetit të tyre si dhe para Kuvendit, ndërsa sot janë zhvendosur para Ministrisë së Arsimit duke kërkuar anulimin e një projekt-ligji, që parashikon punësimin e tyre të detyruar deri në 5 vjet pas përfundimit të studimeve. Projekt-ligji u kërkon studentëve të mjekësisë që të nënshkruajnë një marrëveshje, sipas të cilës, ata do ta tërheqin diplomën e studimeve pas një punësimi 5-vjeçar në sistemin shëndetësor shqiptar. Por studentët deklaruan gjatë protestës, që nëse nisma nuk anullohet, ata do të bojkotojnë vitin akademik. Projekt-ligji parashikon një marrëveshje me studentët e Mjekësisë, që ata të punojnë deri në 5 vite brenda vendit pas përfundimit të studimeve, në sektorin publik dhe atë privat. Edhe diplomën ata mund ta marrin vetëm pas punësimit 5 vite në sistemin shëndetësor shqiptar pas mbarimit të studimeve.

protesta e mjeksise

Sondazh

Poll