Sport

VIDEO/ Tottenham mposht Lutonin dhe merr kreun e përkohshëm të Premier League...

Tottenham ngjitet në kuotën e 20 pikëve pas 8 javësh, duke udhëhequr renditjen e Premier League, me 2 pikë më tepër se sa Man.City që ka një ndeshje më pak.

7 Tetor 2023, 20:18 Nga DOSJA
VIDEO/ Tottenham mposht Lutonin dhe merr kreun e përkohshëm të

ANGLI - Tottenham mposhti Luton, në transfertë 1-0, në hapje të xhiros së tetë dhe mori kryesimin provizor të Premier League. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 52-të, me anë të Van de Venit, pas asistimit të James Maddison. 

Spurs ishin plotësisht superiorë gjatë gjithë pjesës së parë, por përfunduan duke dështuar në përfundim. Në minutën 45’+4, Bissouma mori kartonin e dytë të verdhë, pasi simuloi një penallti duke i lënë londinezët të luanin me 10 lojtarë në fushë. 

Edhe me një lojtar më pak, skuadra e Postecoglou përfundoi duke kaluar në avantazh shtatë minuta pas pjesës së dytë. Lutoni u kundërpërgjigj për humbje dhe me epërsi numerike përfundoi dominues deri në fund të ndeshjes, duke humbur disa raste për të barazuar. 

Me këtë fitore, Tottenham ngjitet në kuotën e 20 pikëve pas 8 javësh, duke udhëhequr renditjen e Premier League, me 2 pikë më tepër se sa Man.City që ka një ndeshje më pak.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll