Aktualitet

Kapet në Kapshticë me arsenal armësh, arrestohet shqiptari

I arrestuari ka qenë në makinë i shoqëruar me një tjetër shtetas me inicialet M.V, i cili është shoqëruar dhe po kryhen procedurat e nevojshme dhe është duke u pyetur nga forcat e policisë së drejtorisë vendore të policisë së Korçës.

6 Tetor 2023, 18:10 Nga h.k
Kapet në Kapshticë me arsenal armësh, arrestohet shqiptari
Armet e konfiskuara

KAPSHTICË-Policia në pikën kufitare të Kapshticës sekuestroi të premten një arsenal armësh. Sipas burimeve nga policia bëhet me dije se në pranga është vënë shtetasi Xhimi Hoxha, banues në Tiranë, të cilit i janë gjetur në sediljen e pasme të mjetit 3 armë zjarri kallashnikov, 1 pistoletë TT dhe një sasi fishekësh.

I arrestuari ka qenë në makinë i shoqëruar me një tjetër shtetas me inicialet M.V, i cili është shoqëruar dhe po kryhen procedurat e nevojshme dhe është duke u pyetur nga forcat e policisë së drejtorisë vendore të policisë së Korçës.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se shtetasi i arrestuar po përpiqej të kalonte kufirin shqiptar drejt atij grek.

NJOFTIMI I POLICISË

"Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve me përzgjedhje, me qëllim parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme dhe krimeve të tjera kufitare, nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë u parandalua dhe u godit një rast i tentativës për të trafikuar armë zjarri, nga Shqipëria drejt Greqisë. Si rezultat i bashkëpunimit me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Xhimi Hoxha 41 vjeç (i dënuar më parë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”) dhe Miklovan Veliu 40 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Në bazë të analizës së riskut shërbimet e Policisë Kufitare përzgjodhën për kontroll në vijë të dytë automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin Xh. H. dhe pasagjer 40-vjeçarin. Gjatë kontrollit me skaner u krijuan dyshime se në sediljen e prapme të automjetit ishin fshehur sende të kundërligjshme dhe për këtë arsye efektivët e policisë ushtruan kontroll më të detajuar ku gjetën 3 armë zjarri automatik, 1 pistoletë, 5 krehra me fishekë dhe një sasi municioni luftarak, të cilat së bashku me automjetin u sekuestruan në cilësinë e provës materiale."

kapet me arme ne kapshtice

Sondazh

Poll