Aktualitet

VIDEO/ Zjarri shkrumbon qindra hektarë pyje në Pishporo, zjarrfikësit në luftë me flakët

Forcat zjarrfikëse kanë punuar gjithë kohën për shuarjen e flakëve, ndërsa ditën e sotme u janë bashkuar edhe dy avionë 'Canadair' të cilët kanë mbërritur nga Greqia në Pishporo-Darëzezë. 

2 Tetor 2023, 11:42 Nga r.ll
VIDEO/ Zjarri shkrumbon qindra hektarë pyje në Pishporo,
pamje nga zjarri

FIER- Zjarri i cili vijon të jetë aktiv prej një jave në Pishporo të Fierit ka shkrumbuar qindra hektarë sipërfaqe pishash. 

Forcat zjarrfikëse kanë punuar gjithë kohën për shuarjen e flakëve, ndërsa ditën e sotme u janë bashkuar edhe dy avionë 'Canadair' të cilët kanë mbërritur nga Greqia në Pishporo-Darëzezë. Ndërhyrja e tyre nga ajri u realizua pas kërkesës së bërë mekanizmit europian të Mbrojtjes Civile të Greqisë, e cila iu përgjigj pozitivisht. 

Sipas shefit të shërbimit zjarrfikës të bashkisë Fier, Zija Hyka, Darëzeza, mbetet vatra më problematike, mëngjesin e kësaj të hëne. Pranë vatrës së zjarritndodhen tre mjete zjarrfikëse, ndërkohë që ky masiv pyjor shtrihet përgjatë vijës bregdetare.

Në videon e mëposhtme, duken flakët masive të cilat janë gati të pamundura të kontrollohen nga zjarrfikësit. 

zjarr ne fier

Sondazh

Poll