Aktualitet

"Ai është i martuar, ka 3 fëmijë"/ Lidhja me Klea Gjatën? Babai i Laert Haxhiut: Vajzat duan djalë pompoz

Haxhiu ka hedhur poshtë akuzat se djali i tij është i përfshirë në vrasjen e Selmakut, pasi sipas tij, ai nuk ka qenë në Shqipëri kur ka ndodhur ngjarja.

2 Tetor 2023, 11:36 Nga A.B
"Ai është i martuar, ka 3 fëmijë"/ Lidhja me Klea
Klea Gjata dhe babai i Laert Haxhise

TIRANË- Babai i Laert Haxhiut ka deklaruar se djali i tij është i martuar e se madje ka edhe tre fëmijë. Gjatë intervistës së sotme në 'Top News' ai u pyet në lidhje me njohjen e djalit të tij me Klea Gjatën, e cila akuzohet për bashkëpunim në vrasje.

“Kjo vajza mund të ketë dëshirë, si çdo vajzë që të ketë një të dashur me emër, pompoz dhe të zgjuar, por Laerti është i martuar dhe me tre fëmijë. Kështu po shkatërroni një familje”, tha Qamil Haxhiu.

Haxhiu ka hedhur poshtë akuzat se djali i tij është i përfshirë në vrasjen e Selmakut, pasi sipas tij, ai nuk ka qenë në Shqipëri kur ka ndodhur ngjarja.

“Alban Selmakun nuk e njoh unë që jam qytetar i vjetër i Lushnjes, si mund ta njohë djali im. Kur e kanë vrarë nuk a qenë djali im këtu. Pse i ngatërroni gjërat"./Dosja.al

laert haxhiu klea gjata

Sondazh

Poll