Politike

Rama për sulmin në Turqi: Sulm i neveritshëm dhe frikacak

Me një reagim në platformën X, kryeministri thotë se Shqipëria e dënon ashpër sulmin dhe mbështet Turqinë në luftën e saj kundër terrorizmit.

1 Tetor 2023, 12:17 Nga h.k
Rama për sulmin në Turqi: Sulm i neveritshëm dhe frikacak
Edi Rama

TURQI- Kryeministri Edi Rama ka reaguar paraditen e sotme lidhur me sulmin terrorist në Ankara të Turqisë. Rama ka dënuar aktin si “sulm i neveritshëm dhe frikacak”. Me një reagim në platformën X, kryeministri thotë se Shqipëria e dënon ashpër sulmin dhe mbështet Turqinë në luftën e saj kundër terrorizmit.

STATUSI

“Sulmi terrorist në Ankara është një akt i neveritshëm frikacak që Shqipëria e dënon ashpër. Ai duhet të ndihmojë shumë në Evropë që të kuptojnë dhe mbështesin më mirë Turqinë në luftën e saj kundër terrorizmit????????????????????”.

sulmi terrorist ne turqi edi rama

Sondazh

Poll