Aktualitet

“Laert Haxhiu, porositës dhe organizator i vrasjeve”/ Flet babai: Akuzat për tim bir janë të pavërteta

Haxhiu ka folur edhe për emrin e avokatit nga Lushnja, Adriatik Dogës, për të cilin i penduari i drejtësisë tha se ishte në listën për tu eleminuar.

2 Tetor 2023, 10:12 Nga r.ll
“Laert Haxhiu, porositës dhe organizator i vrasjeve”/ Flet
Babai i Lart Haxhiut

LUSHNJE- Qamil Haxhiu, babai i Laert Haxhiut ka mohuar të gjitha akuzat e bëra ndaj djali të tij pas dëshmisë që ka dhënë Artan Tafani, i penduari i drejtësisë.

Ai është shprehur në emisionin "Breaking" se Tafani është person i dënuar dhe problematik dhe se nuk ka asnië lidhje miqësore me djalin e tij. Haxhiu ka folur edhe për emrin e avokatit nga Lushnja, Adriatik Dogës, për të cilin i penduari i drejtësisë tha se ishte në listën për tu eleminuar. Ai tha se kjo gjë nuk ishte e vërtetë dhe se në momentin që po fliste ishte në lokalin e avokatit. Gjithashtu hodhi akuza ndaj policisë së shtetit dhe tha se djali i tij nuk ka besim te drejtësia shqiptare.

“Artan Tafani është i dënuar dhe problematik. Nuk është shok mik me djalin tim. Akuzat ndaj tim bir të pavërteta. Tani që po flas jam te lokali i Adriatik Dogës. Ai do të dal të flas vetë për këtë cështje. Tafani duhet të nxjerrë fakte, pamje filmike dhe biseda. Laerti nuk beson të drejtësia shqiptare”, ka thënë ai.

I penduari Artan Tafani ka zberthyer disa ngjarje kriminale, të kryera nga banda e Laert Haxhiut. Mes tyre 6 vrasje, 2 prej të cilave në Greqi. Sakaq ai ka rrëfyer para hetuesve edhe për 5 raste të shkatërrimit të pronës me eksploziv, vjedhje me dhunë dhe 3 raste të sigurimit të kushteve për vrasje.

laert haxhiu

Sondazh

Poll