Aktualitet

Në 'shënjestrën' e Laert Haxhiut, merret në mbrojtje ish-prokurorja e Lushnjes, Merita Selimi

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani në dëshminë e dhënë para prokurorit Kreshnik Ajazi zbuloi planin e bandës së Laert Haxhisë, ku këtë herë në shënjestër ishin vënë njerëz të drejtësisë, konkretisht një prokurore e SPAK, një prokuror i Lushnjës dhe një avokate. 

2 Tetor 2023, 10:12 Nga a.l
Në 'shënjestrën' e Laert Haxhiut, merret në
Merita Selimi

LUSHNJE-Një ditë pas marrjes në mbrojtjes të prokurores së SPAK, Doloreza Musabelliu, Policia e Lushnjës ka marrësot në mbrojtjes ish-prokuroren Merita Selimi, emri i së cilës doli nga dëshmia e Artan Tafanit si person i drejtësisë që do ekzekutohej nga grupi i Laert Haxhiut.

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani në dëshminë e dhënë para prokurorit Kreshnik Ajazi zbuloi planin e bandës së Laert Haxhisë, ku këtë herë në shënjestër ishin vënë njerëz të drejtësisë, konkretisht një prokurore e SPAK, një prokuror i Lushnjës dhe një avokate. 

Sipas burimeve zyrtare të Prokurorisë së Elbasanit, Tafani ka arritur të zbardhë dhe atentatin që po planifikohej nga prokurores së SPAK Doloreza Musabelli. 

Anëtarët e kësaj bande të përfshirë në disa vrasje me disa viktima, përfunduan në pranga pak ditë më parë pas megaoperacionit policor të koduar “Never Forget”. Pjesë e kësaj bande me rrezikshmëri kriminale ishte edhe shtetasi Artan Tafani, i cili tashmë ka statusin e të penduarit të drejtësisë. 

merita selimi

Sondazh

Poll