Aktualitet

Zjarri në Pishporo dhe Darëzezë, Greqia dërgon avion për shuarjen e flakëve

Ndërkohë që Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka falenderuar Greqinë për ndihmën e dhënë. 

1 Tetor 2023, 15:52 Nga I.A
Zjarri në Pishporo dhe Darëzezë, Greqia dërgon avion
Helikopteri

FIER- Greqia ka dërguar një avion për shuarjen e flakëve në Pishporo të Fierit. Mësohet se kërkesës së Shqipërisë për ndërhyrje nga ajri, Greqia i është përgjigjur pozitivishit. Ndërkohë që Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka falenderuar Greqinë për ndihmën e dhënë. 

Postimi i Plotë:

Greqia i është përgjigjur kërkesës së Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Shqipërisë me një avion Canadair për ndërhyrje nga ajri në vatrën e zjarrit në Pishë Poro, në Fier. Falenderojmë fqinjët tanë, për ndihmën në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile!

zjarr ne fier

Sondazh

Poll