1 Tetor 2023, 14:58
Nga h.k
Doloreza Musabelliu
TIRANË-Artan Tafani “i penduari i drejtësisë” në dëshminë e tij ka zbuluar dhe përgatitjen për organizimin e vrasjes së një nga profilive më të larta të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Nga dëshmia e tij rezultoi se vrasja po përgatitej për Doloreza Musabelliun, prokuoren e SPAK, e njohur për hetimin e disa çështjeve të bujshme midis tyre dhe çështja e “Masakrës e Lushnjes”. Me kërkesën e Kryeprokurorit të SPAK Altin Dumani, Musabelliu është marrë ditën e sotme për mbrojtje.
Doloreza Musabelliu është një nga 15 hetuesit të cilët u përzgjodhën fillimisht nga KLP si pjesë e SPAK-ut. Në media etiketohet si gruaja e hekurt e Drejtësisë, ka qenë prokurore e krimeve të Rënda dhe pas shkrirjes së Krimeve, kaloi prokurore në Tiranë.
Doloreza Musabelliu, 42 vjeç është nga Poliçani i Skraparit. Është një nga magjistratet e diplomuara që për shkak të rezultateve të larta u emërua menjëherë pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Është një nga prokuroret e pakta që flet frëngjisht, dhe prandaj ka qenë shpesh e përzgjedhur nga autoritetet franceze për hetimet dypalëshe, kryesisht në fushën e trafikut. Ajo ka qenë një nga prokurorët e parë që kreu një hetim kundër Emiliano Shullazit dhe kërkoi dënimin për trafik droge dhe armëmbajtje.
Prokurorja ka hetuar për korrupsion ish-gjyqtarin Ibrahim Hoxha, italianin Guido Guidi, piloti që ngeci në Ishëm, ndërsa pati në dorë dosjen Toyota Yaris me miliona euro të sekuestruara në Durrës dhe masakrën e Lushnjes në vitin 2017. Ka qenë gjithashtu drejtuese e njësisë Task Forcë pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe e ka lënë këtë detyrë në vitin 2017. Musabelliu ka kryer Shkollën e Magjistraturës në vitet 2002-2005 dhe është emëruar më pas prokurore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ajo e ushtron funksionin në këtë prokurori prej 17 vitesh.
Së fundmi Musabelliu është prokurorja që sipas dëshmisë së Artan Tafanit është ndjekur nga grupi i Laert Haxhiut për tu eleminuar, shkak ka qenë hetimi i saj për masakrën e Lushnjes ndaj Orges Bilbilit dhe Laert Haxhisë.
kurre mos harro doloreza musabelliu vrasjet e zbuluara 2023
Aktualitet
1 Tetor 2023, 14:40
a.l
Laert Haxhiu dhe Klea Gjata
ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka caktuar sot masat e sigurisë 'arrest me burg' për 11 anëtarët e band&e...
Aktualitet
1 Tetor 2023, 14:03
h.k
Klodiana Vefa
ITALI-Vajza e Klodiana Vefës ka rrëfyer disa episode pas ngjarjes së tragjike, ku babai i saj vrau nënën dhe më...
Aktualitet
1 Tetor 2023, 13:43
a.l
Foto ilustruese
ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka caktuar sot masat e sigurisë 'arrest me burg' për 11 anëtarët e bandës së Lae...
Aktualitet
1 Tetor 2023, 13:22
h.k
Pamje nga vendngjarja, Korçë
KORÇË-Një rënie zjarri është shënuar paraditen e sotme në pazarin e Kor&...
Aktualitet
1 Tetor 2023, 13:07
a.l
QSUT
TIRANË- Një sherr ka ndodhur në spitalin “Nënë Terez në Tiranë. Dy persona kanë goditur me gr...
Aktualitet
1 Tetor 2023, 13:02
h.k
Doloreza Musabelli
TIRANË-Artan Tafani “i penduari i drejtësisë” mes shumë ngjarjeve kriminale që janë zbardhur ...
Aktualitet
1 Tetor 2023, 12:43
a.l
Foto ilustruese
PËRMET- Sadete Rakipi është vënë sot në prangat e Policisë në Përmet pasi akuzohet se ka mbajt...
Aktualitet
1 Tetor 2023, 12:32
a.l
Miniera e Bulqizës
BULQIZË- Një punëtor në minierën e kromit në Bulqizëështë aksidentuar në këm...
Aktualitet
1 Tetor 2023, 11:58
a.l
Banorët e Bërxullës
TIRANË- Banorët e Bërxullës i janë rikthyer sot protestave 3 muajsh. Ata akuzojnë qev...
Aktualitet
1 Tetor 2023, 12:00
h.k
Klodiana Vefa
ITALI-Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Itali disa ditë më parë, ku u ekzekutua 36-vjeçarja...