Aktualitet

Fier/ Arrestohen dy persona iu gjetën kanabis dhe shkop gome, procedohen penalisht dhe dy të mitur

30-vjeçari E.M është kapur në flagrancë gjatë një kontrolli në tabakinon e tij me lëndë të dyshuar kanabis sativa.

1 Tetor 2023, 14:20 Nga h.k
Fier/ Arrestohen dy persona iu gjetën kanabis dhe shkop gome, procedohen
Komisariati Fier

FIER-Dy persona janë vendosur në pranga dhe dy janë procedim nga policia në Fier për vepra të ndryshme penale. 30-vjeçari E.M është kapur në flagrancë gjatë një kontrolli në tabakinon e tij me lëndë të dyshuar kanabis sativa. Më tej policia ka arritur të sigurojë si provë materiale dhe një thikë dhe një shkop gome policie që u sekustruan në cilësinë e provës.

Nga ana tjetër Policia e Fierit nisi dhe procedim në gjendje të lirë dhe për dy të mitur në moshat 15 vjeç dhe 16 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik policia i gjeti një sasi lënde kanabisi. Uniformat e blu vijojnë hetimet për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË

"Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 30 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit në tabakinon në përdorim të tij, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 shkop gome si ai i policisë dhe 1 armë të ftohtë (thikë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për dy shtetas të mitur 15 vjeç dhe 16 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan këtyre shtetasve një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa."

arrestime ne fier kanabis

Sondazh

Poll