Sport

Kristjan Asllani, gjithmonë e më tepër nën presionin e ambientit zikaltër!

Ajo performancë jo e mirë kundër Sociedad bëri që kritikat të shtoheshin karshi Asllanit. Media e njohur në Itali, “Gazzetta dello Sport”, ka ardhur së fundmi me një artikull. “Kristjan Asllani nuk po e gjen dot kopështin e tij të vogël te Interi.

30 Shtator 2023, 18:53 Nga DOSJA
Kristjan Asllani, gjithmonë e më tepër nën presionin e

ITALI - Mediat italiane vazhdojnë që të shkruajnë artikuj për Kristjan Asllanin. Mesfushori shqiptar duhej të ishte zëvendësuesi i Calhangolu, por nuk rezultoi kështu. Trajneri Inzaghi nuk po i jep besim lojtarit të Shqipërisë.

Ajo performancë jo e mirë kundër Sociedad bëri që kritikat të shtoheshin karshi Asllanit. Media e njohur në Itali, “Gazzetta dello Sport”, ka ardhur së fundmi me një artikull. “Kristjan Asllani nuk po e gjen dot kopështin e tij të vogël te Interi. Duhej të ishte një lule që të çelte pak nga pak, por është bërë një gjemb që u shtohet të tjerave”, shkruhet në median italiane.

Gjithashtu në vendin fqinj po raportohet se Interi po shikon në merkato për një tjetër zëvendësues të Calhanoglu, duke shtuar huazimin ose shitjen e mundshme të Asllanit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll