Aktualitet

"Kosova është Serbi"/ Artan Hoxha publikon banderolën nga stadiumi grek: Flamuri ynë do t'iu verbojë gjithë jetën

Hoxha në Facebook shkruan se, grekët dhe serbët kanë një qëllim të përbashkët, që të fshijnë Shqipërinë nga harta e botës.

27 Shtator 2023, 22:53 Nga I.A
"Kosova është Serbi"/ Artan Hoxha publikon banderolën
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka publikuar foton e një banderole në stadiumin grek“Jorgos Karaiskaqis”, ku lexohet 'Kosova është Serbi'. Edhe pse ndeshja në Greqi, ishte mes dy skuadrave greke, ata kanë zgjedhur që të tregojnë dhe aty, urrejtjen që kanë për shqiptarët. Hoxha në Facebook shkruan se, grekët dhe serbët kanë një qëllim të përbashkët, që të fshijnë Shqipërinë nga harta e botës. Po ai ka theksuar se flamuri ynë me shqiponjën dy-krenare do t'i verbojë gjithë jetën. 

Postimi i Hoxhës:

Nuk eshte stadiumi i Beogradit, eshte stadiumi i fqinjeve tane jugor “Jorgos Karaiskaqis” te Pireut në Greqi, vend anetar i Bashkimit Europian. Në ndeshjen e luajtur sot në mbremje per superligen greke te futbollit, midis Olympiakos te Pireut dhe Aris te Selanikut 4-1, ultrasit e tifogrupit te Olympiakos, “Θύρα 7”,(Porta 7), kishin vendosur banerat rracist, antishqiptar dhe ne mbeshtetje te terroristeve serbe, te cilet derdhen gjakun e “Heroit te Kosoves” dhe krejt kombit shqiptar. Afrim Bunjaku. “Kosova eshte Serbi”, shkruhet ne banerin e pare ne anglisht. Ndersa ne banerin e dyte, jane kujdesur qe mesazhin ne mbeshtetje te terroristeve serbe, ta shkruajne ne gjuhen serbe. Nuk kishte si te ndodhte ndryshe… Fundja jane “vellezer” qe na e “duan te miren”. Kane te njejtin qellim historik, ta fshijne Shqiperine dhe SHQIPTARET, nga harta e botes dhe faqja e dheut. Eshte shume e trishtueshme, por shume e vertete. Tifozet e skuadres me te madhe greke, “Porta 7”, te Olimpiakos i Pireut, jane te binjakezuar me tifozet “Delije” te skuadres me te madhe serbe, Crvena Zvezda e Beogradit. I marshi te keqen Shqiperise, Kosoves dhe shqiptareve kudo qe jetojne. Hale ne sy na keni, por flamuri yne me ngjyren e gjakut dhe shqiponjen dykrenare do t’u verboje gjithe jeten. O SA MIRE ME QENE SHQIPTARE

artan hoxha

Sondazh

Poll