Aktualitet

"Kërcet" arma në Malësinë e madhe, plagoset një person, shoqërohet autori (EMRAT)

Emanuel Guri është dërguar në spitalin e Shkodrës, pasi ka marrë një plumb në shpatull dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

27 Shtator 2023, 22:24 Nga r.ll
"Kërcet" arma në Malësinë e madhe, plagoset
foto ilustruese

MALËSI E MADHE- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Grizë në Malësinë e Madhe, ku një person ka mbetur i plagosur, pas një konflikti mes 3 personave. 

Emanuel Guri është dërguar në spitalin e Shkodrës, pasi ka marrë një plumb në shpatull dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Në polici është shoqëruar autori Sadonerl Bushataj, ndërsa në kërkim është shpallur Arsid Kurtaj, i përfshirë në konflikt. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Rreth orës 20:50, në fshatin Demiraj, pas një konflikti për motive të dobëta mes shtetasve Emanuel Guri, e A. K., me shtetasin S. B., ka mbetur i plagosur me armë zjarri pistoletë jashtë rrezikut për jetën, shtetasi E. G., 28 vjeç.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Në vijim të veprimeve hetimore, u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme, shtetasi S. B., pasi dyshohet se gjatë konfliktit ka plagosur me armë zjarri shtetasin Emanuel Guri.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e shtetasit A. K, i përfshirë në konflikt.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

plagosje me arme malesi e madhe

Sondazh

Poll