Aktualitet

FOTO/ Grabiti 30 mijë euro në Astir, Artan Tafani bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë

Mësohet se Tafani i arrestuar për grabitjen e 30 mijë eurove në Astir, ka treguar emra dhe bashkëpunëtor të krimit. 

27 Shtator 2023, 22:16 Nga I.A
FOTO/ Grabiti 30 mijë euro në Astir, Artan Tafani bëhet
Artan Tafani

TIRANË- Artan Tafani është i riu që ka vendosur të bashkëpunoj me policinë. Mësohet se Tafani i arrestuar për grabitjen e 30 mijë eurove në Astir, ka treguar emra dhe bashkëpunëtor të krimit. 

Nga dëshmia e tij janë mundur që të zbardhen 6 vrasje, ku 2 kanë ndodhur në Greqi, në Tiranë, Elbasan dhe Berat. Gjykata ka prerë 15 urdhëra arresti, ndërkohë që policia po vazhdon megaoperacionit për arrestimet.

Artan (Marius) Tafani është emër i njohur për policinë, pasi ai u shpall në kërkim 3 ditë pas grabitjes së pikës valutore. Ai u identifikua pas vëzhgimit të kamerave të sigurisë, ku rezultoi se ai ka lëvizur me biçikletë dhe me pas ka humbur gjurmët me taksi. Për ngjarjen u arrestua edhe Enio Meçaj, në magazinën e të cilit u gjetën edhe rrobat që përdori në grabitje 39-vjeçari./Dosja.al

artan tafani fnsh megaoperacion

Sondazh

Poll